Haradinaj: Kurti s’do BE e NATO, ai do ‘Kosovostan’ 

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, kritikon kryeministrin Albin Kurti për "përpjekjet e tij" për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Haradinaj thotë se Kurti nuk dëshiron anëtarësimin në këto organizata euroatlantike.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministri, Albin Kurti, duke e akuzuar se po tenton ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në NATO e BE.

Sipas tij, Kurtit nuk i konvenon anëtarësimin në këto organizata euroatlantike, pasi s’mund të vazhdojë më me korrupsion dhe veprime të tjera mashtruese, siç i quan Haradinaj.

Në këtë linjë të kritikës, Haradinaj i ka quajtur veprimet e Policisë si legjitime në veri por, theksoi se po bëhet një “mashtrim i pastër” nga Qeveria.

“Ku është mashtrimi pastër që na ndodhë në Kosovë… Pyetja është për qytetarët e Kosovës; nëse do të ishim anëtarë i NATO-s, a do të kishim më shumë rend dhe ligj në veri ne, a kishim sovranet e integritet e kufi më të sigurt. Ushtria jonë do të qarkullonte ne veri e jo vetëm Policia e KFOR-i. A do të kishte mund me na bë ndonjë sulm. Kurtit po i i konvenon një vend i eksperimenteve, një vend i veprimeve të këtilla, se dinë si hajna e të korruptuar udhëheqësit – për shembull ky i ka dhënë qindra tenderë njëburimor – nuk dojnë me hy në BE. Sepse në BE ka ligj dhe, ligji vlen për të gjithë. Nuk dojnë me hy në NATO- se po ashtu ka ligje”, ka thënë Haradinaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Pra, Haradinaj thekson se strategjia e Kurtit është të pamundësojë anëtarësimin e Kosovës në BE e NATO dhe kështu të “bëjë një Kosovostan të tij”.

“Strategji e Kurtit është me bë të pamundshme ne me u integru (në BE e NATO). Me ia lënë këtij një farë Kosovostani të tij, ku ky i ka të gjitha edhe sipas logjikës së tij është i mbrojtur, është i paprekshëm. Kur bën korrupsion, tenderë njëburimor kur e sulmon kryeprokurorin. Kur i thotë Sekretari të shtetit (naiv), kur thonë që Evropa është tigër prej letre, a në Evropë neve na i mbajnë miliona njerëz.

Këto të gjitha i bëjnë më një qëllim, që me na largu, mos mu iu bashku një familje që ka rend dhe ligje demokraci. Ky po dëshiron një Kosovostan, që në një moment të caktuar me shpall të dështuar”, ka shtuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika