Takimi me deputetët e minoriteteve, Kurti u kërkoi të marrin pjesë në votimin e Kodit Civil

Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar mbrëmë deputetëve të grupit multietnik që të marrin pjesë në votim kurdo që Kodi Civil të vendoset në seancë për votim. Disa prej tyre kundërshtojnë nenin që trajton martesat mes gjinisë së njëjtë, dhe refuzojnë ta mbështesin tërë Kodin shkaku i këtij neni. Por, Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar atyre që për qëndrimet t’i paraqesin në procesin e votimit, dhe mos ta bojkotojnë atë

Kodi Civil është një prej temave të rëndësishme që kryeministri Albin Kurti ka diskutuar në darkën e mbrëmshme me deputetët e grupit parlamentar multietnik.

Kjo çështje hyn te ligjet me rëndësi të veçantë, që Qeveria e ka përmendur ndër temat e diskutuara me ta, pos marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme.

Por, kryetari i këtij grupi parlamentar, Enis Kervan, thotë se kryeministri nuk ua kërkoi atyre votën për miratimin e Kodit që po has në vështirësi të ecë tutje.

“Për Kodin Civil kemi fol, por nuk ka qenë tema kryesore Kodi Civil, dje për Kodin Civil nuk na ka kërku (kryeministri) votën, por kemi pasur diskutime edhe për Kodin Civil edhe për ligjet tjera, ligjin e regjistrimit civil, ligjet tjera, disa ligje të tjera. Por veçanërisht për ndonjë ligj, jo”, ka thënë ai.

Kervan që vjen nga radhët e komunitetit turk refuzon të tregojë qëndrimin e tij për nenin kontestues që i hapë rrugë ligjit për lejimin e martesave mes gjinisë së njëjtë.

E, ngjashëm vepron edhe deputeti boshnjak i këtij grupi Bahrim Shabani, i cili mori pjesë në takim.

“Si grup multietnik jemi 8 deputetë, 5 komunitete dhe 7 parti politike. Kështu që çdo parti e ka brenda saj se si do të votojë, kjo është diçka individuale e deputetëve. Nuk i kemi diskutu kështu veç e veç secili deputet qysh ka me marrë vendimin”, ka deklaruar ai. 

Ndërsa, deputetja Duda Balje që zëshëm kundërshton Kodin Civil, ka qenë e paqasshme gjatë së mërkurës për t’u deklaruar nëse vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë edhe pas takimit me Kurtin.

Krah kryeministrit, në takim ishte edhe kryetarja e grupit parlamentar të tij, Mimoza Kusari-Lila, por ajo heziton të tregojë nëse morën sinjale pozitive se deputetët kundërshtues mund të ndërrojnë qëndrim.

Megjithatë, tha se kërkesa ndaj tyre ishte e qartë.

“Ne kemi kërkuar që të deklarohen për votën, si për, si kundër, si abstenim, por të marrin pjesë në votim. Më e vështira edhe për mua si drejtuese e grupit më të madh parlamentar, por edhe për vet kryetarin e Kuvendit, dy arsye që shpesh herë na kanë sjellë, dhe kryetari e ka thënë edhe publikisht ky Kuvend duhet të shpërndahet nëse nuk e ka kuorumin bazik për disa ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare s’kemi pse qëndrojmë. Dhe këtë e bën si pasojë e mosmundësisë së deklarimit të deputetëve, të pozicionit të tyre”, ka deklariar Kusari – Lila.

Megjithëkëtë, pas kundërshtimeve të brendshme, partia në pushtet vazhdon të mos i ketë votat e nevojshme për ta miratuar Kodin.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika