Analisti politik, Dardan Gashi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po i del në ndihmë Lëvizjes Vetëvendosje, respektivisht kryeministrit Albin Kurti.
Gashi në “Debat Plus”, tha se PDK-ja duhet të tregojë se për çfarë arsye po i del në krah Albin Kurtit.
Sipas tij, Kurtit i konvenon shpërndarja e Kuvendit dhe se këtu i ka dalë në ndihmë edhe PDK-ja.
“Kryeministri për interesat e tij e ka zgjedhë vetë momentin, PDK është duke i dalë në ndihmë për arsyet e veta. Deputeti mund me na sqaru, cilat janë interesat pse PDK-ja po i del në krah Albin Kurtit… Ka dallim shpërbërja dhe shkarkimi apo dorëheqja e kryeministrit”, tha ai.