Një përleshje fizike në mes të disa personave raportohet se ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën “Bekim Berisha-Abeja” në Pejë, duke rezultuar në plagosjen e tre personave.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur personat përfshihen në një grindje para se të dëgjohen të shtëna armësh.
Ndërkaq, dy persona mbetën të plagosur në mes të rrugës, ndërsa një i treti ikën nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin për Duakgjinin, duke shtuar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalin e përgjithshëm në Pejë.
Ende nuk ka informacione më të detajuara lidhur me ngjarjen.