QKUK: Të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë, njëri nga ta në gjendje më kritike

Shefi i Intensivës në QKUK, Shaqir Uka ka njoftuar se tre personat që u plagosën mbrëmë në Pejë janë në gjendje të rëndë

Njëri prej të plagosurve në Pejë mbrëmë është në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë, por më stabile sesa i plagosuri tjetër.

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

“Pas një intervenimi të gjatë kirurgjik ka ardhë në Mjekimin Intensiv Qendror. Lëndimet e kanë pru pacientin në gjendje shumë të rëndë të shokut, për shkak të gjakderdhjes shumë të madhe që e ka pësu. Gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe kritike”, ka thënë shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

Ndryshe, tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:25 në Pejë.

Të plagosurit u transferuan nga Spitali i Pejës në QKUK në gjendje të rëndë.

Përderisa i dyshuari kryesor për këtë rast, Agron Gashi, 21-vjeçar është në arrati, një person tjetër është arrestuar si i dyshuar për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, rezulton të jetë recidivist i veprave penale.

Kështu ka njoftuar policia në kërkesën për bashkëpunim për kapjen e tij.

Lexo edhe: Plagosja e tre personave në Pejë, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika