Berisha: Jam i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri, në një konferencë për media u ka bërë thirrje qytetarëve për protestë, sepse me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, është vendosur sistemi i plotë monist

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, të premtën e 10 qershorit, ka bërë thirrje për protestë.

Berisha në një konferencë për media ka thënë se Partia Demokratike është e vonuar pasi populli ka një revoltë të madhe për shkak të keqqeverisjes.

“Jam i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë. Lëvizjet janë interesante, nganjëherë u prin, nganjëherë të prijnë ato. Kërkesa për protesta janë universale dhe PD është e vonuar”.

“Me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist”, ka shkruar Berisha.

Pamje nga takimi i Berishës me gazetarët

Sipas kreut të Partisë Demokratike, për herë të parë pas 31 vjetësh, në vendin tonë të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe të njeriu të vetëm, duke zhdukur balancën e pushteteve.

“Në Shqipëri, për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe njeriu të vetëm. Kjo ndodh në çdo nivel të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, vendor dhe çdo institucion e agjenci shtetërore te pavarur”, ka thënë Berisha.

“Sot, si asnjëherë më parë, pas rënies së regjimit komunist në pushtetin ekzekutiv çdo ministër e zëvendësministër e drejtor është përfaqësues i një force të vetme politike. Njëlloj si në të shkuarën moniste të gjitha drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të pavarura janë të zgjedhura vetëm nga PS. Kurrë nuk ka qenë një kontroll i tillë në Shqipëri”, ka shtuar kreu i PD-së.

“Të gjithë drejtuesit e delegacioneve parlamentare janë deputetë të PS-së dhe në raste të veçanta të Basha-opozitarëve. Për shkak të bojkotit të opozitës në 2019, të gjitha pushtetet vendore janë të PS-së. Sektorët ekonomikë zotërohen nga oligarkët e lidhur me qeverinë”, ka përfunduar Sali Berisha në konferencën për media.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika