Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka hapur Konferencën e Mbrojtjes në Londër, duke shprehur shqetësimet e tij për kërcënimet nga Rusia e Serbia.
Kurti ka thënë se armatimi i madh i Serbisë është një tregues se ajo synon përshkallëzim të situatës.
“Armatimi i madh i Serbisë është një tregues se ajo synon përshkallëzim të situatës”, ka deklaruar Kurti.
Day 3 has begun! #LDC2024
Prime Minister of the Republic of Kosovo, @albinkurti, opened the conference by highlighting the threat of Russia and Serbia. He stated that Serbia's "enormous armament" is an indicator that it "aims for escalation". pic.twitter.com/O8RYyn0AAS
— Security Studies (@KCLSecurity) May 23, 2024
Shefi i ekzekutivit ka thënë se teksa Kosova vazhdon bashkëpunimin me partnerët e saj, si ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si ShBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian. Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, ka vijuar Kurti.
Kurti shkon në Britani, merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes