Në Kuvendin e Kosovës është miratuar projektligji për ratifikimin e “Amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020”.
Me gjithë kritikat nga opozita, u miratua edhe projektligji nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE), për projektin “Banimi social adekuat”,
Në votim të kësaj marrëveshjeje nuk mori pjesë Partia Demokratike e Kosovës, (PDK).
Në rend dite është futur edhe projektligji për ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.