Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan. me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Me vota 86 pro, asnjë abstenim dhe 7 kundër, Kuvendi i Kosovës e miraton marrëveshjen ndërkombëtare me Mbretërinë e Danimarkës.
Në sallë ishin të pranishëm 94 deputetë.
Kosova dhe Danimarka e nënshkruan letër-pëlqim për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Kosovë në dhjetor të vitit 2021. Në prill 2022, dokumenti u shndërrua në Traktat, sipas së cilit ishte paraparë që transferimi i të burgosurve të bëhej në fillim të vitit 2023.
Udhëheqësit dhe gardianët në burgun e Gjilanit do të jenë nga shteti i Danimarkës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Autoritetet në Danimarkë kanë thënë më herët se kapacitetet e burgjeve të tyre janë mbushur 100%, pasi numri i të burgosurve është rritur për gati 20% nga viti 2015.