S’ka kuorum për projektligjin për shëndetin riprodhues

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor ka dështuar sërish në mungesë kuorumi

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kjo për faktin se nuk u arrit kuorum në amendamentet e dhëna nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.

Votimi për këtë projektligj tash e disa muaj ka ngecur tek amendamenti i katërt i propozuar nga Korenica.

Amendamenti i katërt nuk kaloi as në seancën e së enjtes, pasi që për të votuan katër deputetë, dy kundër dhe abstenuan 55 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Korenica tash e disa muaj kishte kërkuar që prej legjislacionit duhet të largohen tre paragrafë të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas).

Si referencë për individë, ai i ka përmendur gratë e pamartuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë.

Korenica, në seancën e sotme prezantoi edhe amendamentin e pestë, duke kërkuar që në projektligj të mos jetë individi ai që vendos të ketë fëmije, por të jetë vendim i çiftit.

“Çifti ka të drejtë të vendosë lirisht, por duke respektuar vullnetin e njëri-tjerit nëse duan të kenë fëmijë. Për kohën pastaj numrin e intervalit të lindjeve dhe të informohen për mjetet e duhura për realizimin e tyre. Ligji që na ka ardhur si draft për votim thotë që i jep të drejtën edhe individit që me vendosë lirshëm e ne jemi kundër kësaj që është propozuar dhe mendojmë që është shumë e dëmshme për shoqërinë nëse e lejojmë kështu me kalu. Pra, vetëm çiftet bashkëshortore kanë të drejtë me vendosë me vullnetin e tyre për të pasur fëmijë, e assesi individi apo gruaja e pamartuar duke ua mohuar të drejtën fëmijët me pasë babë edhe nënë. Kërkoj mirëkuptim që ky amandament të përkrahet”, ka deklaruar Korenica.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika