Dënimet me gjoba “po inkurajojnë” recidivistët të vazhdojnë me krime edhe më të rënda 

Qëndrim Arifi, avokat, argumentoi se dënimet me gjoba, në vend të burgut, inkurajojnë recidivistët të kryejnë krime edhe më të rënda.

Avokati Qëndrim Arifi e ka komentuar rastin e plagosjes së tre personave në Pejë, mbrëmjen e së mërkurës. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari (tashmë i arrestuar) për vrasjen e rëndë në tentativë në Pejë, rezulton të jetë recidivist i veprave penale.

Arifi ka thënë se njëra nga arsyet që shtyn recidivistët të bëjnë krime edhe më të rënda janë dënimet me gjoba dhe jo dënimet me burgim.

“E kemi problemin edhe të ashpra e dënimeve gjyqësore, pajtohet plotësisht se kur kemi të bëjmë me recidivizëm dhe përsëritës të veprës penale, është rrethanë rënduese. Të njëjtën kohë duhet në përpiqen të konsumohen krejt dispozitat e Kodit Penal, në aspektet të shqiptimit të dënimit.

Ne shohim më shumë vepra penale, ku dënimi është jo alternativ mes gjobës dhe burgimit, po komulativ, me patjetër dytat duhet të jenë. Në shumicën e herëve e kemi vetëm njërën prej tyre e që është vetëm gjoba. Kështu që dënime e tilla, përveç tjera, mund t’i inkurajojnë kryerësit e veprave penale, që të njëjtat t’i përsërisë dhe potencialisht nga një vepër shumë pak kriminale të kalohet të një vepër që është e papathyeshme, siç është në rastin e tentim vrasjes së trefishtë”, ka thënë Arifi në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika