Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi

Sipas zëdhënëses së DhSK-së, Angela Griep, vendimi është marrë më 17 maj nga trupi gjykues i cili kishte konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku se Shala mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryejë vepra të tjera penale

Pjetër Shala

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën.

Sipas zëdhënëses së DhSK-së, Angela Griep, vendimi është marrë më 17 maj nga trupi gjykues i cili kishte konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku se Shala mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryejë vepra të tjera penale.

“Më 17 maj, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Pjetër Shalës, duke konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku se z. Shala mund të pengojë ecurinë e procedurave penale dhe të kryejë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues vendosi gjithashtu se vetëm në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara mund të kryhet mbikëqyrja e efektshme e komunikimeve të të akuzuarit”, tha Griep, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjatë konferencës për informimin javor të DhSK-së, Griep tha se është konstatuar se ekziston rreziku që Shala mund të bëjë kërcënime andaj edhe masa e paraburgimit për atë vazhdon të jetë e arsyeshme.

“Trupi Gjykues rikujtoi se të gjithë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria kanë dhënë dëshmi dhe se janë paraqitur prova shtesë të cilat mund të jenë inkriminuese. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues vendosi se ekzistonte rreziku se z. Shala mund t’i realizojë kërcënimet e bëra më parë, veçanërisht duke pasur parasysh atmosferën e përgjithshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë. Duke qenë se gjykimi po përparon pa vonesa të papërligjura, Trupi Gjykues konstatoi se koha që i akuzuari ka kaluar në paraburgim vazhdon të jetë e arsyeshme”, ka vijuar Griep.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika