Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së mirënjohur në botë JYSK International, Laurence Muller, drejtoreshë e blerjeve Internacionale dhe Peter Budde Lautrup, menaxher i kategorisë së dyshekëve.
Në një hap të rëndësishëm për forcimin e partneritetit, Comodita dhe JYSK International kanë vendosur fillimin e një bashkëpunimi të ri me një marrëveshje afatgjate për prodhimin e dyshekëve dhe mbishtresave të cilët janë të destinuara për tregun global. Marrëveshja përfshin prodhimin e një sasie të konsiderueshme të produkteve që do të jenë prezente nëpër pikat shitëse të JYSK në të gjithë botën.
Gjatë kësaj vizite të rëndësishme, përfaqësuesit e JYSK International, u pritën nga drejtori z.Eroll Shabi dhe menaxhmenti i Comodita, ku u diskutua për fillimin e projekteve të reja dhe njëkohësisht ata patën mundësinë të shohin nga afër proceset e prodhimit dhe të vlerësojnë standardet e larta të kontrollit, cilësisë e kualitetit që ndjeken në çdo hap gjatë krijimit të produkteve. Përkushtimi i Comodita është që çdo dyshek dhe mbishtresë që prodhohet të përmbush standardet ndërkombëtare dhe pritshmëritë e larta të konsumatorëve.
Bashkëpunimi i Comodita me JYSK International është një dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe sukseseve të mëdha të kësaj fabrike të arritura deri më tani. Nga ky bashkëpunim afatgjatë do të ketë përfitime të mëdha për të dyja palët.