Komunat e zunë hapin me regjistrimin, të premtën përfundon procesi

E premtja do të jetë përfundimisht dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë. Disa nga komunat që kërkuan shtyrjen e afatit, thotë se periudha shtesë, u ka mjaftuar që t’i regjistrojnë pothuajse të gjithë banorët. Afati për regjistrim do të mbetet i hapur vetëm për diasporen, deri në fund të muajit gusht.

1 javë u ka mjaftuar disa prej komuanve, që të regjistrojnë banorët që kishin mbetur pa u përfshirë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Si rezultat i kërkesave nga 11 komuna, procesi u shtyu edhe për një javë me vendim të qeverisë, pasi që data e paraparë ishte 17 maji.

Komuna e Skenderajt, ishte një prej tyre, ndërsa kryetari Fadil Nura, tha se presin që këtë të premte, regjistruesit të kenë përfunduar punë.

“Për arsye se disa familje shkaku I leberalizmit të vizave kanë qenë jashtë Kosovës. Regjistruesit kanë shku dy herë tek shtëpit e tyre por nuk janë kanë. Kur janë ardhë na kanë thirrë për më shku mi regjistru. Besoj deri të premten I përfundojm”, tha Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skenderajt.

Ngjashëm janë pritjet edhe në komunën e Fushë Kosovës, e cila pritet të ketë një numër dukshëm më të madh të banorëve, krahasuar me vitin 2011.

“Ka pas qytetarë që janë lajmëru për mu regjistru dhe jemi në afat të fundit. Gjithqka ka shku sipas planifikimeve dhe jemi të kënaqur më mbarvajtjen e  procesit. Po besojmë që rezultati përfundimtarë do të shkoj në 60 mijë banorë të regjistruar në komunën tonë”, tha Amir Bullatovci, drejtor i Drejtorisë së Administratës në Fushë Kosovë.

Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë treguar hapat e ndërmarrë që të përfshijnë të gjithë qytetarët në proces, përfshirë edhe angazhimin e ekipeve mobile.

“Kemi hapur edhe qendren e  thirrjeve dhe kemi vëndosur edhe numra të telefonit. Qytetarët drejtpërdrejt kanë mundësi më thirrë dhe pastaj ekipet mobile,  shkojnë në tërë Kosovën për regjistrim. Nesër presim që deri në orët e vona të mbrëmjes të përfundoj cdo gjë”, tha Hazbije Qeriqi nga ASK.

Procesi i regjistrimit të popullsisë kishte filluar me 5 prill dhe ishte paraparë të përfundoj më 17 maj, por u shty për 1 javë,  ndërsa rezultatet preliminare pritet që të dalin tek në muajin e ardhshëm.

Derisa regjistrimi përfundon për banorët rezident, për diasporen afati i f undit për regjistrim është 31 gushti i këtij viti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika