Anëtarësimi në KiE, Mushkolaj: Gërvalla e ka dërguar letrën kot dhe në adresë jo të duhur

Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se ka qenë 'kot' dhe 'jo në adresën e duhur' për letrën e dërguar nga ministrja e Punëve të Jashme, Donika Gërvalla drejt Bashkimit Evropian për formimin e një draft-statuti të ri të Asociacionit si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Ministrave

Analisti, Imer Mushkolaj,

Analisti, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se Kosova tashmë e ka një draft-statut të Asociacionit të pranuar, pavarësisht deklarimeve që ka pasur vërejtje dhe kundërshtive të ndryshme si dhe letrën e dërguar nga ministrja e Punëve të Jashme, Donika Gërvalla, dërguar Bashkimit Evropian.

Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin është shprehur se letra e ministres së Punëve të Jashme, Donika Gërvalla dërguar Bashkimit Evropian është dërguar “kot dhe jo në adresë të duhur”.

“Ministrja Gërvalla e ka dërguar zgjodhi të dërgoi atë letrën e famshme dhe kot, madje dhe në adresë jo të duhur për të shtyer pranimin e Kosovës në KiE. Është çështje taktike që e ka zgjedhur Qeveria e Kosovës, duke thënë se ne jemi të gatshëm që ne të shkruajmë një draft tjetër. Po të ishte e gatshme, nuk do ta priste ditën e fundit ose fundin e procesit para presioneve të mëdha ndërkombëtare”, deklaroi Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se Kosova e ka pranuar draft-statutin e dërguar nga Bashkimi Evropian, pavarësisht vërejtjeve dhe kundërshtive që kanë qarkulluar.

“Ne e kemi një draft-statut të cilin e kanë pranuar BE-ja. Qeveria ka thënë se atë draft e kanë pranuar, pavarësisht që ka pasur vërejtje dhe kundështi jo të mëdha., Por drafti është pranuar. Është thënë se do të dërgohen komente shtesë, por, siç dihet, këto janë deklarata për konsult të brendshëm. Asnjë koment shtesë nuk është dërguar zyrtarisht në Bashkimin Evropian. Ai draft që është prezantuar Kosovës nga BE-ja është pranuar si i tillë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ndryshe, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka shpjeguar në “Debat Plus” se çfarë nënkuptojnë me koordinim dhe pse është i rëndësishëm për ta.

Ai tha se koordinim do të thotë që autoritetet e Kosovës të mos i zënë në befasi shtetet mike siç janë Franca, Gjermania e shtetet e tjera.

Koordinim, sipas tij, do të thotë që KFOR-i dhe EULEX-i të njoftohen paraprakisht për veprimet e rëndëishme.

“Koordinimi do të thotë menaxhimin e dallimeve potenciale në mendime, që nënkupton të mos i merrni miqtë e tu, aleatët e tu, siç është Franca e Gjermania, dhe të mos i befasoni ata. Ka të bëjë me atë që të  bisedoni paraprakisht, do të mundoheni të ulni apo zvogëloni  fushëveprimet e dallimeve, kështu e nënkuptojmë koordinimin. Është po ashtu për njoftim shumë më parë me institucionet e BE-së, që quhet EULEX-in, që po bën punë të rëndësishme, bashkë me Policinë dhe KFOR-in që janë përgjejgjëse për të siguruar mjedisin e sigurtë për të gjithë. Ka një vështirësi, nëse këto..dy misione që luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë edhe nëse ato befasohen. Këtë e nënkupton koordinimi”, tha ai.

Tutje, ai e përmendi zbatimin e rregullores së BQK-së, duke thënë se kishte ndikim negativ te serbët në veri të Kosovës.

Po ashtu, sipas tij, veprimet e autoriteteve kosovare në veri të vendit mund të shndërrojnë situata problematike.

“Ka ndikim në jetën e përditshme, të qytetarëve të rëndomtë të Kosovës që kanë rastisur të jenë serbë. Dhe kur Qeveria merr vendim, qoftë një vendim shumë legjitim, si pjesë e procesit vendimmarrës shikohet ndikimi i atij vendimi te popullata, një nga arsyet që ishim kritikë, në fillim të janarit lidhur me rregulloren e BQK-së, apo zbatimit të vendimit, ka qenë mungesa e vlerësimit të ndikimit te popullata dhe frikësohemi që aktivitetet të fundit në veri do ta kenë të njëjtën ndikim te popullata. Kur njerëzit janë të pakënaqur, ekziston rreziku që të shndërrohen në një situatë që mund të jetë problematike”, tha ai.

Ambasadori francez kërkon nga Qeveria të mos i surprizojë, thekson nevojën e koordinimit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika