Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka thënë se aplikimi i Kosovës në KiE, nuk ka qenë në agjendë.
Ai, në “Debat Plus”, tha se Asociacioni është bërë “fakt jete”, dhe se jo vetëm Franca por të gjithë presin të ndodhë diçka lidhur me të.
“Mesa kam njohuri, asnjë vend gjatë takimeve aso sa herë ka qenë e mundur kanë kërkuar formalisht që të diskutohet aplikacioni i Kosovës, nuk ka qenë në agjendë, s’ka pasur kërkesë zyrtare. I bie që nuk është vetëm Franca dhe Gjermania, por janë pak a shumë gati të gjithë. Duhet të jetë pika fillestare e reflektimit pse është kështu, në vend të mundohemi të analizojmë nëse është parakusht, kusht i mëvonshëm, rekomandim, është bërë një fakt jete, për të cilin të gjithë presim të ndodhë diçka lidhur me Asociacionin”, tha ai.