Guerot: Kosova ka ende mundësi për KiE, duhet dërguar drafti për Asociacionin në Kushtetuese

Ambasadori i Francës, Oliver Guerot

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka thënë se Kosova nuk ka qenë në agjendë për anëtarësim në KiE.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Kosova duhet të bëjë diçka për Asociacionin.

“Mesa kam njohuri, asnjë vend gjatë takimeve aso sa herë ka qenë e mundur, kanë kërkuar formalisht që të diskutohet aplikacioni i Kosovës, nuk ka qenë në agjendë, s’ka pasur kërkesë zyrtare. I bie që nuk është vetëm Franca dhe Gjermania, por janë pak a shumë gati të gjithë. Duhet të jetë pika fillestare e reflektimit, pse është kështu, në vend të mundohemi të analizojmë nëse është parakusht, kusht i mëvonshëm, rekomandim, është bërë një fakt jete, për të cilin të gjithë presim të ndodhë diçka lidhur me Asociacionin”, tha ai.

Guerot tha se Franca nuk ka thënë asnjëherë themelojeni Asociacionin për KiE, sipas tij, ata kanë kërkuar një hap të prekshëm nga Kosova, siç është dërgimi në Kushtetuese.

“Askush nuk ka kërkuar formalisht që të diskutohet aplikacioni, nga kjo kam parë që ekziston kuptim i përgjithshëm i sugjerimit tonë të bëhet diçka. Bëni diçka, draft-statutin në Kushtetuese, është një rrugë më e sigurtë të vazhdohet tutje. Asnjëherë s’kemi thënë themeloni Asociacionin, para kësaj e kemi thënë bëni një hap të prekshëm, bëni diçka, kjo është gjëja më e mençur. Dëgjojmë komente shumë, nganjëherë është n’rregull nuk është i keq, nganjëherë thuhet se ka të meta. E vetmja mënyrë për të ditur është ta dërgoni në Gjykatë”, tha ai.

Ai tha se Franca e mbështet Kosovën për anëtarësim në KiE, por sipas tij Kosova duhet ta dërgojë në Kushtetuese draftin.

Ai tha se do të ketë mundësi të tjera për Kosovën.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika