24 maji është Dita e Presidentit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo ditë është vendosur nga presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Osmani ka thënë se kjo ditë na kujton vizionin shtetformues të presidentit Rugova.
E para e vendit është shprehur se i njëjti vizion të vazhdojë të jetë ende sipas saj, pavarësisht sfidave që u dalin rrugës.
“Sot është 24 Maji – Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga presidenti historik, Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, ka shkruar presidentja Osmani.