Banorët e “Kalabrisë” protestojnë para Komunës për planin rregullues të lagjes

Banorët e lagjes "Kalabria" në Prishtinë kanë protestuar për mosfutjen e planit të lagjes në rendin e ditës në seancën e së premtes, ndërsa kryetari Përparim Rama akuzohet nga opozita, për kontrabandë pasi plani nuk u diskutua as në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa

Disa banorë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë protestuar para objektit të komunës pas pakënaqësive të shfaqura ditë më parë rreth planit rregullues për lagjen.

Gëzim Sveçla, asamblist i LVV-së ka folur para protestuesve duke thënë se kryetari Përparim Rama erdhi pa material.

Ndryshe, në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është mbajtur të enjten, u vendos që të mos hyjë në rend të ditës plani rregullues për “Kalabrinë”, me gjithë përpjekjen e kryetarit Rama që këtë pikë ta fusë në rend dite vetëm një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal.

Përpjekja e kryetarit Rama, që ta fusë në rend dite vetëm një ditë para seancës planin rregullues të lagjes “Kalabria” është quajtur kontrabandë nga opozita, transmeton EO.

Megjithatë, në Komitetin për Politikë dhe Financa këshilltarët komunalë të Vetëvendosjes, PDK-së dhe kryesuesi i pavarur, Fehmi Kupina, të enjten votuan kundër futjes se kësaj pike në rend dite.

Arsyeja thuhet se është mungesa e materialit.

Lexo edhe: Arrestohet i dyshuari që kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika