Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, kanë marrë pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE).
Musliu – Shoshi ka thënë se janë takuar me kryeministren e Lituanisë, Ingrida Šimonyte, ku sipas deputetës, pasi ky shtet do të ketë Presidencën e Komitetit të Ministrave, shkëmbimi i pikëpamjeve me ministrin e Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis, ishte i rendësisë së veçantë për Kosovën.
“Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias”, ka thënë deputetja e PDK-së.
Ajo e ka falënderuar presidentin e APKiE-së, Theodoros Rousopoulos dhe kryetaren e Seimas, Viktorija Čmilytė-Nielsen.