Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kërcënim ndaj tij.
“Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si kryetar i Kryeqytetit. Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Ram anë Facebook.
Por, Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se është arrestuar një person për kanosje ndaj kryetarit dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
“Komuna e Prishtinë 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Arrestohet i dyshuari që kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal