PDK e AAK vazhdojnë mospajtimet për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje

Kuvendi i Kosovës

Partitë opozitare, PDK dhe AAK, ende nuk po mund ta bindin njëra-tjetrën për mënyrën se si duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, edhe njëherë ka kërkuar nga partitë opozitare të jenë të unifikuara dhe ta japin votën e tyre për shpërndarjen e Kuvendit.

Kjo, sipas tij, është mënyra më e shpejtë se si vendit do të mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Tahirit, Kurti tashmë është pajtuar që pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të jetë më kryeministër.

“PDK do ta votonte këtë nismë të AAK-së. Më e rëndësishme gjendja në të cilën është kuvendi, e kemi një shumicë që s’i ka numrat për t’i kaluar ligjet që janë me shumicë të thjeshtë. Dje një mori e projektligjeve dështuan edhe pse duhet prezenca e 61 deputetëve, tash le që s’bëhet llaf të kalohen marrëveshjet ndërkombëtare pa opozitën. I bëjmë thirrje subjekteve politike të reflektojnë mbi kërkesën e PDK-së, hapja rrugë për zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes. Fakti që Kurti i ka dhënë mundësi shpërndarjes, nuk mund të ndodhë pa votën e VV-së, kjo tregon që Kurti po i hap rrugë zgjedhjeve të reja. Kjo shumicë nuk do ta udhëheqë qeverinë pas zgjedhjeve të ardhshme, Kosova do ta ketë një kryeministër të ri”, tha ai.

Ndërsa, kolegu i tij, Besnik Tahiri nga AAK, tha se nuk i pranojnë kushtet e Kurtit për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje.

“Kërkesën që e kemi adresu para dy muajve, nuk pat deputetë për të diskutu me një qeveri që është kampione e dështimeve të vendit. Kjo qeveri nuk ka pse t’i del qytetarëve përpara, pensionistëve, 80 mijë shërbyeseve civilë, paga minimale më e ulët në Ballkan, zyrtarëve publikë që u rrezikohet siguria publike dhe as vëllezërve dhe motrave nga diaspora, nuk ka arritur ta mundësojë votimin në Ambasada përkatëse. Kurtit ia ka kriju një pozicion për t’i negociu kushtet e dorëzimit, nuk e pranojmë, ne do të presim kapitullimin e tij përmes dorëheqjes. Ka vonim jo pshtim për t’u përballur”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika