Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, nën dyshimin për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rrejshëm”.
Nga hetuesit është ngritur dyshimi i bazuar se personi i arrestuar, që nga janari i vitit 2024 deri më 23 maj ka lajmëruar 20 raste rrejshëm.
Personi i dyshuar me inicialet B.G, 26-vjeçar është dërguar në mbajtje.