Të premten, rreth orës 14:50, në magjistralen Pejë-Gjurakoc, saktësisht në fshatin Dubovë, ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë ka rënë në lumë tek ura e Drinit të Bardhë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Siç bëhet e ditur, në veturë kanë qenë tre persona, ndërsa të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime serioze.
“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë. Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, ka deklaruar Gashi.