Zelenksyy: Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022, ka deklaruar se Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare, dhe se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas tij nuk ka filluar më 24 shkurt 2022

Rusia ka shkelur "rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare", ka deklaruar presidenti ukrainas. Foto: 24 shkurt 2022, Kiev. Presidenti ukrainas, gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit, ditën e parë të sulmeve të Rusisë.

Presidrnti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare.

Rusia ka shkelur “rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Të premten duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022 me video-lidhje, udhëheqësi ukrainas është shprehur se gjatë luftës Rusi-Ukrainë, sipas tij kjo luftë ka filluar më 2014 dhe jo me 24 shkurt të vitit 2022.

“Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe dua t’ju kujtoj se ajo filloi më 2014, jo më 24 shkurt të vitit 2022, Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat vendet tona janë palë”, është shprehur Zelenskyy, raporton BBC, trasmeton Portali D.

Presidenti i Ukrainës bëri thirrje të premten që vendi i tij të mos lihet në një “zonë gri” me ofertën e tij për anëtarësim në BE , përpara një samiti të vendosur për të vendosur mbi kandidaturën e tij. Foto Anews

Zelenskyy ka dhënë shembuj të shumtë të traktateve që ai pretendonte se Rusia kishte shkelur, duke përfshirë Kartën e OKB-së.

Ai ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë memorandumin e Budapestit.

“Me këtë shkelje, Rusia i ka dhënë fund të gjithë luftës për çarmatimin bërthamor në botë”, ka thënë Zelenskyy.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka premtuar se do të zmbrapsë ofensivën e Rusisë dhe do të marrë përsëri territorin ukrainas të kapur nga trupat e Moskës, foto 6 qershor, Reuters

Memorandumi i Budapestit ishte një marrëveshje në vitin 1994 në të cilën Ukraina do të hiqte dorë nga armët bërthamore që kishte trashëguar nga epoka sovjetike, në këmbim të “garancive” për sigurinë e saj të ardhshme, të rënë dakord nga Rusia, Shtetet e Bashluara të Amerikës (SHBA) dhe Britania.

Zelensky mirënjohës ndaj ‘miqve të vërtetë’ në MB

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i cili bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev këtë javë, ra dakord të punojë “edhe më ngushtë” me Ukrainën gjatë takimeve me presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

Zelensky në takim me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, ka falënderuar Britaninë për ofrimin e armëve dhe mbështetjen financiare për Ukrainën, si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“I jam mirënjohës Britanisë në tërësi, qeverisë, kryeministrit. Do të jemi mirënjohës për një kohë të gjatë. Lufta ka treguar qartë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë,” ka thënë Zelenksyy, në një video të postuar në Telegram, raporton BBC transmeton Portali D.

Ndërsa, Wallace ka thënë se ai pa shumë gjëra të përbashkëta në historitë e të dyja shteteve, duke theksuar se kanë një ushtri armiku shumë më të fortë, dhe duke sugjeruar se Ukraina mund të jetë e suksesshme në këtë luftë.

“Ne e shohim tani që Ukraina është në gjendje të dëbojë Rusinë nga Donbasi,” ka shtuar ai.

Ukraina zmbraps 11 sulme në rajonin e Donbasit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika