Krivaqa e Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Ka nisur rigjykimi ndaj Dardan Krivaqës, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit dhe Arbër Sejdiut që akuzohet për ndihmë në kryerjen e vrasjes. Të dy, për dallim nga gjykimi i kaluar, këtë herë nuk janë mbrojtur në heshtje por kanë thënë se nuk ndjehen fajtorë për akuzat e Prokurorisë. Të reja pretendime ka avokati i Krivaqës, që e ka lidhur kryerjen e veprës penale me gjendjen psikike të Krivaqës

10 muaj pasi janë dënuar, njëri me burgim të përjetshëm e tjetri me 15 vite, sërish u ulën në gjykatoren e njëjtë.

Me vendim të Apelit, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu do të gjykohen edhe një herë tjetër për vrasjen e 18 vjecares Marigona Osmani.

Këtë herë nuk u mbrojtën në heshtje, që të dy, dhanë përgjigjen se nuk e pranojnë fajësinë, kur u pyetën për atë që i ngarkon aktakuza e prokurorisë.

Kur radha u erdhi fjalëve hyrëse, të gjithë i mbështetën ato parapraket përveç Skënder Musës, avokatit të Krivaqës që është i ri në këtë proces.

Ai e quajti aktakuzën hipotetike e të pambështetur teksa çdo veprim të Krivaqes e lidhi me konsumimin e tij të narkotikëve, ku kërkoi ekspertiza të reja speciale.

“Dardan Krivaqa ka tentuar të vetëvritet në Dubravë, kur ka qenë në paraburgim. Ai është bullizuar, dhe ka dyshime që është dhunuar. Kjo ka ndodhur para kryerjes së krimit. Ka përdorur kokainë dhe heroinë që nga klasa e pestë dhe ka ndikuar në logjikën e tij në marrjen e vendimeve. Kanë qenë tri momente para shkuarjes në banesë që ai së bashku me të ndjerën ka përdorur kokainë heroinë marihuanë dhe barna psikotrope. Duhet te shikohet cila ka qenë gjendja mendore e të mbrojturit tim pas përdorimit të narkotikëve. Nuk mund të bazohet asgjë në këtë aktakuzë që i ngjan kallëzimit penal të policisë”, ka deklaruar avokati, Musa.

Musa kundërshton motivet e vrasjes duke thënë atë që vitin e kaluar kishte guxuar ta thotë në gjykatë edhe i akuzuari, se ai e kishte dashur Marigonën, të cilës më pas ia mori mizorisht jetën.

“Dardan Krivaqa e ka dashur Marigona Osmanin, kanë jetuar së bashku, kanë pasur për qellim të krijojnë familje. Është i goditur shpirtërisht nga humbja e saj. Dardani është frikësuar nga avokati sipas detyrës zyrtare andaj nuk ka fol, ka mendu që është si prokurori. Të gjitha krimet ndodhin në botë por edhe në Kosovë, vecse prokuroria dhe policia duhet të hetojnë mirë rrethanat ti marrin parasysh provat fajësuese dhe shfajësuese dhe të marrin dënim të drejtë dhe logjik“, ka vijuar ai.

Avokatja e Arbër Sejdiut ka deklaruar shkurt se në fund do të bindin trupin gjykues se Sejdiu nuk është përgjegjës për veprën penale për të cilën po e akuzon prokuroria.

Nga ana tjetër pas konsultimeve, Kryetari i Trupit gjykues ka marr vendim që dëshmitarët mos të sillen edhe njëherë në gjykatë por vetëm të lexohen dëshmitë e tyre.

Përderisa u dakorduan që të ftojnë ekspertë të fushës së mjekësisë ligjore për t’i dëgjuar, por nuk u përmbush rekomandimi i Apelit për dëshmitarë të rinj pasi palët nuk patën propozime.

Prindërit e 18 Marigona Osmani, nuk ishin të pranishëm në seancë.

Dardan Krivaqa ishte dënuar në gjykimin e kaluar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18 vjeçarës në gusht të 2021-s por Apeli e ktheu rastin në rigjykim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika