Pas veprimeve të fundit në veri, komandanti i KFOR-it ia tërheq vërejtjen Kurtit

"Gjeneralmajor Ulutash vuri në dukje se veprimet e njëanshme që mund të përkeqësojnë tensionet duhet të shmangen dhe se duhet të ruhet koordinimi i duhur midis të gjitha palëve..."

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Si thuhet në një komunikatë për medie nga KFOR-i, takimi erdhi pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri, që rezultoi me mbylljen e njësive të ashtuquajturës “Banka Kursimore Postare”.

Aty theksohet se komandanti i KFOR-it i ka kërkuar Kurtit që veprimet e njëanshme që mund të përkeqësojnë tensionet duhet të shmangen dhe duhet koordinim në mes të të gjitha palëve.

“Ai gjithashtu përsëriti përkushtimin e palëkundur nga i gjithë personeli i KFOR-it për të vazhduar zbatimin e mandatit të gjatë të misionit të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; dhe ai përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim e misionit të NATO-s në Kosovë thuhet se komandanti i KFOR-it e bëri të qartë se “roli i KFOR-it vazhdon të jetë thelbësor për stabilitetin rajonal dhe se misioni i udhëhequr nga NATO-ja mban një qëndrim të dukshëm dhe fleksibil në terren, që na lejon të përgjigjemi në mënyrë efektive ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë; në përgjigje të dhunës së viteve të kaluara, ne kemi bërë përforcimin më të madh të KFOR-it në një dekadë, duke dislokuar pothuajse 1000 trupa shtesë; ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative”.

Ai theksoi se “përparimi drejt stabilitetit të qëndrueshëm në mbarë Kosovën kërkon më shumë sesa praninë e KFOR-it”.

“Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Prishtinë, nëntorin e kaluar: ‘Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës dhe nga respektimi i angazhimeve ekzistuese’”, thuhet më tej në njoftim për medie.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinarë, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollarë amerikanë.

E për këtë veprim Kosova u kritikua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika