Aktualisht situata është e qetë në pikën kufitare në Jarinjë.
Forcat policore janë në numër të shtuar si nga ana e kufirit të Kosovës ashtu edhe nga ana e kufirit serb.
Ekipi i RTV Dukagjinit që gjendet në vendin e ngjarjes pas paralajmërimeve për protesta ka njoftuar se gjatë rrugës janë parë trupa të KFOR-it dhe EULEX-it.
Sot gjatë ditës janë paralajmëruar protesta në Serbi, përkatësisht në zonën afër pikë-kalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shmangin pikë-kalimet me Serbi.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta” – thuhet në njoftim.