Vuçiq takohet me Dodikun, diskutojnë për “asamblenë e madhe serbe”

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Ata kanë diskutuar rreth takimit të asaj që po quhet “Parlamenti i madh serb”

Pamje nga takimi

Gjatë ditës së sotme presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë se në këtë takim është biseduar për përgatitjet rreth takimit të asaj që po quhet “Parlamenti i madh serb”.

Sipas tij, “uniteti i popullit serb do të konfirmohet fuqishëm”.

“Takim i shkëlqyer me Millorad Dodikun. Përgatitjet për Parlamentin e 8 Qershorit, tema kryesore e diskutimit. Uniteti i popullit serb do të konfirmohet fuqishëm”, ka shkruar Vuçiq.

Kujtojmë që të enjtën, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Lexo më shumë: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Belgjika, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Bullgaria, Kepi i Gjelbër, Kanadaja, Çadi, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Xhibuti, Ekuadori, Egjipti, El Salvadori, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gambia, Gjermania, Guinea-Bissau, Guajana, Irlanda, Indonezia, Iraku, Irani, Irlanda, Italia, Jordania, Japonia, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malavi, Malajzia, Malta, Mauritania, Mikronezia, Myanmari, Mali i Zi, Holanda, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Pakistani, Palau, Polonia, Portugalia, Katari, Koreja e Jugut, Rumania, Ruanda, San Marino, Moldavia, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Singapori, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunizia, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Uruguai, Jemeni, Zambia, Shtetet e Bashkuara dhe Tanzania etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

Derisa në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

Lexo më shumë: Vuçiqi vazhdon t’i mohojë maskrat e kryera nga Serbia, kërkon votë kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika