Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Uashington ka mbajtuar një ligjeratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”.
“Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C mbajta një ligjeratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore”, ka thënë Gërvalla.
Gërvalla ka theksuar shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon.
Ajo ka bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që sipas saj, kërcënojnë të gjithë Evropën.