Pak serbë protestues matanë kufirit, dita kaloi e qetë në veri

Në mënyrë të qetë dhe pa incidente ka përfunduar protesta e sotme e serbëve matanë kufirit. Ata nuk janë lejuar që të afrohen shumë afër pikave kufitare me Kosovën, derisa kanë bërë kërkesat e zakonshme dhe të vazhdueshme të tyre, në shenjë pakënaqësie me zhvillimet në veri

Një protestë masive ishte paralajmëruar në Serbi afër pikave kufitare me Kosovën për mesditën e së shtunës.

Madje, në rrjete sociale ishte bërë thirrje edhe për djegie të pikave kufitare.

Por protestuesit në Jarinjë, që ishin jo më shumë se rreth 20 persona, nuk u lejuan t’i afrohen kufirit, derisa u mbajtën në një distancë mbi 1 kilometërshe.

Kjo protestë ishte thirrur kinse më mbrojtje të Kosovës që protestuesit e konsideruan si tokë të Serbisë.

E gjithë dita shkoi qetë dhe pa incidente.

“Policia i ka marrë masat e veta, si çdoherë në mënyrë që situata të jetë e qetë dhe të mos eskalojë. Nuk kemi pasur ndonjë problem për ta theksuar. Rruga është e hapur, nuk kemi ndonjë problem në atë pikë kufitare. Veriu është i qetë, nuk kemi ndonjë problem sa i përket aspektit të sigurisë”, ka thënë zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Pos Policisë së Kosovës për monitorim të situatës në pikat kufitare me Serbinë, sidomos në veri, kanë qenë edhe EULEX-i dhe KFOR-i, që sot janë parë në numër më të madh gjatë ditës.

Protesta ishte thirrur për në ora 12:44, duke ndërlidhur orën si simbolikë me rezolutën e OKB-së për Kosovën.

Pikërisht për shkak të këtij lajmërimi, Qendra për Menaxhimin e Kufirit u ka bërë thirrje kosovarëve të premte që t’i shmangin kalimet kufitare me Serbinë, ndërsa pas protestës njoftoi se qarkullimi është normalizuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika