Berisha: Scholzi nuk foli në Kosovë për shkëmbim tregtar siç bëri në Serbi

Anton Berisha, e ka konsideruar shqetësuese mungesën e diskutimeve për ekonomi gjatë vizitës së Kancelarit gjerman Olaf Scholz, sipas Berishës, për dallim nga Kosova, Serbia ka arritur të tërheqë investime ekonomike nga Gjermania

Anton Berisha, i ftuar në emisionin "Five"

 Ish-diplomati, Anton Berisha, e ka cilësuar si pozitive vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, por sipas tij nga kjo vizitë nuk kishte risi.

Për deklaratën e kancelarit Scholz, se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën, Berisha është shprehur se të njëjtën gjë e kishte thënë edhe në Berlin, ku ishte takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Nuk ka pasur ndonjë risi, i ka ripërsëritur deklaratat që i ka bërë në Berlin, që qëllimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke. Kjo është një mundësi që duhet ta shfrytëzojë politika kosovare, është mesazh që Kosova të jetë serioze në dialog, dhe ta marrë dialogun në mbarvajtje dhe jo të humbas kohë.

Shqetësuese sipas ish-diplomatit Berisha ishte se në vizitën e kancelarit gjerman në Kosovë, nuk u diskutua për zhvillimin ekonomik apo investimet e mundshme në Kosovë. Sipas tij, për dallim nga vizita e Scholz në Kosovë, në Serbi kishte pasur diskutime për shkëmbime tregtare, dhe se ka pasur edhe premtime për investime.

Albin Kurti, Olaf Scholz

“Cka është shqetësuse është se nuk pati asnjë temë të kancelarit, për raporte bilaterale asnjë temë ekonomike të investimeve, p.sh. në Beograd u fol për shkëmbimin tregtar që arrin mbi 7 miliardë. Kurti si kryeministër që ka ardhë me  një agjendë ekonomike, nuk ka asnjë agjendë ekonomike me shtetin më të rëndësishëm në Evropë”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se në aspektin ekonomik Qeveria e Serbisë, ka dalë më e suksesshme se sa e Kosovës.

“Në Beograd është folur për tema ekonomike dhe për politike, po ashtu Beogradi ka qenë në presion nga kancelari Scholz, ai ka kërkuar që të marrë masa ndaj Rusisë. Me të gjitha këto probleme Serbia po arrin të ketë raporte ekonomike, kryeministri ynë përveç temave politike nuk ka pasur ekonomike, këto duhet të shkojnë paralelisht”, ka thënë ai.

Kosova nuk guxon të mungojë në iniciativat rajonale

Anton Berisha, ka thënë se Kosova nuk duhet të mungojë në nisma rajonale siç është ajo e “Open Ballkan”.

Sipas tij, nëse Kosova vonohet të marrë pjesë në këtë nismë, më nuk do të ketë efekt edhe nëse tenton të jetë pjesë e saj.

“Ka pas një betejë të vazhdueshme që në pengesat që i janë vënë Kosovës të jetë pjesë, tash kalojmë në një situatë që vetë refuzojmë. Në iniciativat rajonale ku është pjesë SHBA dhe Gjermania, Kosova nuk guxon ta izolojë veten”, ka thënë Berisha.

Anton Berisha në emisionin “Five”

“Në Open Ballkan, diplomatët dhe administrata e SHABA-së  është treguar e qartë se është në përkrahje të saj dhe në procesin e Berlinit gjermanët e luajnë rolin kryesor. Kosova duhet të marrë pjesë në të dyjat”, vijon ai.

Berisha ka thënë se, shteti i Kosovës duhet të marrë pjesë paralelisht në të dyja iniciativat, duke aluduar në “Procesin e Berlinit” dhe në “Ballkanin e Hapur”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika