Prezantuesi i njohur, Meriton Mjekiqi është shpallur banori i parë që largohet nga pesëshja finaliste e “Big Brother VIP Albania”.
Në mbrëmjen finale, nga pesë finalistët të cilët ishin: Meritoni, Egla, Heidi, Romeo dhe Juli, banori nga Kosova rezultoi më pak i votuari.
Meritoni është njëherësh banori i vetëm i cili theu rekordin e tri edicioneve, si banori i vetëm nga Kosova që preku finalen e Big Brother VIP Albania.