“Zemra e mbushur me dashuri”, Krasniqi takohet për herë të parë me mbesën Toska në Hagë

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka takuar për herë të parë mbesën e tij Toska, njofton e bija e tij, Gresë Krasniqi

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka takuar për herë të parë mbesën e tij Toska.

Kështu njoftoi e bija e Krasniqit, Gresë Krasniqi në një postim në Facebook ku ka dhënë detaje rreth takimit.

“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, ka shkruar ajo.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në Hagë për kinse krime lufte.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika