Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 25 majit, në Podujevë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.
Ky rast në raport është cilësuar si “sulm seksual”.
“Podujevë 25.05.2024 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.