Në kujtim të Masakrës së Tusuzit, ka shkruar edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kështu duke kujtuar 27 shqiptarët e pafajshëm të ekzekutuar në Tusuz të Prizrenit.
“Të vetëdijshëm se po humbin luftën, pak ditë para çlirimit, shteti serb intensifikoi terrorin ndaj popullit shqiptar. Më 26 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan 27 shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit, ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare,” shkruan Haradinaj.
Duke shtuar se kjo masakër e masakrat e tjera janë dëshmi e barbarisë serbe.
“Masakra e Tusuzit dhe masakrat e tjera anekënd Kosovës, janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.”