Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asociuar, ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.
Avancimi i statusit, sipas Hysenit, vjen pas disa viteve të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues. Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit. Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje të Bullgarisë. I priftë e mbara Kosovës tonë!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur këtë vendim, teksa është shprehur se Kosova të vazhdojë rrugën drejt NATO-s.
“Mirënjohës për të gjithë anëtarët e NATO PA që votuan në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në atë të një anëtari të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt NATO anëtarësimin”, ka shkruar Osmani, në X.
Grateful to all @natopapress members who voted in favor of upgrading Kosovo's status to that of an associate member.
NATO is Kosovo's destiny, and this move will ensure that the voice of the most pro-NATO people on Earth is heard.
We will continue our efforts together with our… pic.twitter.com/BRuzcttqde
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 27, 2024