(VIDEO) Veseli flet në seancën gjyqësore: Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për këtë proces

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij në sallën gjyqësore i është drejtuar trupit gjykues për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor dhe e dyta ka të bëjë personalisht me të si i akuzuar

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij në sallën gjyqësore i është drejtuar trupit gjykues për dy çështje.

E para, siç tha ai, ka të bëjë me kohëzgjatjen e procesit gjyqësor dhe e dyta ka të bëjë personalisht me të si i akuzuar.

Ai ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësinë e vendimmarrjes që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm transparent, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme.

“Më lejoni të theksoj që ajo që do të them, do të jem shumë i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë me ju për faktin se është në interesin publik kjo që dua ta them. Janë dy çështje: Çështja e parë ka të bëjë me kohëzgjatjen e këtij procesi. Që nga dita e parë pothuajse kur jemi futur në këtë sallë trupi gjykues, prokuroria i ka kërkuar në mënyrë mjaft transparente 545 orë. Prej ditës së parë faktikisht secili e kemi ditur se 545 orë me procesin që do të zhvillonin në këtë sallë gjyqësore do të kalonin edhe 3 vijat, përkatësisht 4 vijat, dhe nuk mund ta përfundojë prokuroria edhe në qoftë se fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja dhe as ju si trup gjykues. Nuk dua të paragjykoj askënd, por ajo që dua të them i nderuar trup gjykues është kjo: Besoj që është në interes të publikut që dikush duhet të marrë përgjegjësin e vendimmarrjes që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm fer, jo vetëm transparent, jo vetëm t’i respektojë procedurat, kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, u shpreh Veseli.

Ai thekson se si njëri nga të akuzuarit “frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, nuk ka të bëjë vetëm me fatin tonë individual, ka të bëjë me një mesazh të cilin do ta dërgoj te populli i Kosovës, i cili e ka krijuar me vetëdije të plotë dhe me besim këtë gjykatë te ju si partnerë tanë ndërkombëtarë dhe nuk duhet në asnjë mënyrë që t’i cenohet ky besim i cili e ka shtetin ligjor dhe drejtësinë ndërkombëtare”.

Veseli potencoi se në të njëjtën kohë është edhe një çështje tjetër të cilin deshi ta theksonte dhe e cila ka të bëjë më tepër me të si të akuzuar dhe me avokatin e tij.

“I nderuar trupi gjyqësor, kemi krijuar një përvojë bukur të gjatë, por po e shoh një komunikim i cili nuk po më duket shumë normal as profesional. Nuk po paragjykoj, por si i akuzuar kam të drejtë të jap një mesazh, kisha pasur dëshirë që gjërat që janë jashtë realiteti tim të ndikohet dhe paragjykohet, për arsye se ka një mospërmbajtje shpeshherë, sidomos në adresimet e avokatit tim po flas, i nderuar Ben Emmerson, kjo do të ishte e tëra”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika