Mirlind Daku drejt Evropianit me “Besa, Besë”

Mirlind Daku

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën preliminare me emrat e futbollistëve që ka grumbulluar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. Kjo listë e publikuar nga selektori, Sylvinho ka të veçantë se pjesë e saj do të jetë sulmuesi, Mirlind Daku, i cili kohët e fundit ka pasur paraqitje të jashtëzakoshme në ekipin e Shqipërisë. Sylvinho ka deklaruar se në listën për Euro 2024 ka marrë lojtarët më të mirë të mundshëm.

“Besa, Besë” është postimi i sulmuesit, Mirlind Daku në rrjetin social “Facebook” për pjesëmarrjen e tij në “Euro 2024”.

Dora e tij e ngritur lartë dhe mesazhi që shihet mbrapa, Daku ka deklaruar se është i gatshëm për betejën e tij në fushën e blertë.

“Jam djalë nga Kosova, më ka thirr atdheu” është mbishkrimi i Dakut si përgjigje ndaj ftesës së Shqipërisë në rrugën drejt “Euro 2024”.

Dhe ajo se çka e veçon listën surprizuese të Sylvinhos është se nga 27 futbollistë të ftuar, tetë futbollistë janë nga Kosova, një nga Lugina e Preshevës si dhe katër të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

Kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin e dytë në Kampionatin Evropian, derisa ndodhen në Grupin B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

“Nuk luajmë vetëm për tre milionë shqiptarë në Shqipëri, por luajmë në Euro 2024 për mbi 10 milionë shqiptarë në gjithë botën”, tha Sylvinho.

Sylvinho ka grumbulluar 27 futbollistë për këtë Euro 2024, derisa jashtë listës kanë mbetur Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Myrto Uzuni e Arbnor Muja.

Ndërkohë në listë është rikthyer kapiteni Amir Abrashi, derisa janë ftuar emra të rinj si Medon Berisha apo Arbër Hoxha.

Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon me Italinë më 15 qershor, pastaj luan ndaj Kroacisë më 19 qershor dhe më 24 qershor përballet me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika