Mbrojtja e Veselit kritikon gjykatësit për ngadalësim të procesit ligjor

Mbrojtja e ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, ka thënë se njëra ndër shkaqet që ky proces gjyqësor po vijon me vonesa, është se gjyqtarët po nxjerrin pika të reja të cilat nuk janë përdorur as nga Prokuroria e Specializuar

Mbrojtja e ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, gjatë ballafaqimit në seancë me trupin gjykues për faktin e vonesës së procesit gjyqësor special, ka thënë se njëra ndër shkaqet që ky proces gjyqësor po vijon me vonesa, është se gjyqtarët po nxjerrin pika të reja të cilat nuk janë përdorur as nga Prokuroria e Specializuar.

Avokatja Kerrie Ann Rowan u ka thënë të pranishmëve se trupi gjykues po nxjerr pyetje të cilat nuk ishin parashikuar fare as nga mbrojtja.

”Trupi gjykues tani merr një kohë të konsiderueshme, që është më shumë se koha që duan të gjitha ekipet e mbrojtjes së bashku. Çfarë ndodh me pyetjet e gjykatësve është që shpesh trupi gjykues zbulon aspekte të reja, të cilat s’i ka përdorur prokuroria te provat e veta. Trupi gjykues nxjerr dëshmi që nuk janë specifikuar përpara nga prokuroria, dhe gjithashtu bëjnë pyetje në lidhje me aspektet që s’i ka parashikuar as mbrojtja në pyetjet e veta. Dhe ne jemi krejt të papërgatitur dhe kjo më pas ndikon te koha që na nevojitet për të bërë pyetjet, në bazë të pyetjeve të gjykatësve”, tha ajo.

”Sigurisht për këtë nevojitet më shumë kohë. Do t’i lutesha trupit gjykues që edhe ju të merrni parasysh kohën që ju duhet për të bërë pyetje, sidomos kur përdoren dokumente, kur trajtohen fusha të reja.  Më mirë fokusohuni tek ato aspekte që ka planifikuar paraprakisht ZPS-ja”.

Ndryshe, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij në sallën gjyqësore i është drejtuar trupit gjykues për dy çështje.

E para, siç tha ai, ka të bëjë me kohëzgjatjen e procesit gjyqësor dhe e dyta ka të bëjë personalisht me të si i akuzuar.

Ai ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësinë e vendimarrjes që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm transparent, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika