Lirohet zyra e OJQ-së që ministri Sveçla e cilësoi “rrezik për sigurinë”

Dokumente, mjete pune, e gjëra të tjera, nga orët e mëngjesit janë bartur për ta liruar zyrën e organizatës jo-qeveritare, “Qendrës për Paqe dhe Tolerancë”, e cila për gati dy dekada dyshohet se kishte ofruar shërbime shëndetësore dhe farmaceutike ilegalisht në aneksin e objektit të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. RTV Dukagjini merr vesh se aksioni për lirimin e zyrës është realizuar me kërkesë të Policisë së Kosovës, në kohën kur Prokuroria Themelore në Prishtinë është drejt finalizimit të hetimeve lidhur me këtë rast

Për gati 20 vjet një organizatë që as emri e as çka punonte nuk i dihej, kishte funksionuar nën një çati me stacionin Policor Qendra në Prishtinë.

Tek më 31 janar zyra që operonte me emrin e OJQ-së “Qendrës për Paqe dhe Tolerancë” ishte bastisur dhe ishte mbyllur menjëherë nga Inspektorati Shëndetësor meqë ishte konstatuar se ka dyshime se aty ofroheshin ilegalisht shërbime shëndetësore dhe farmaceutike.

Në fazën fillestare u patën intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve.

Të gjithë ishin liruar në procedurë të rregullt, e që nga ajo kohë nuk kishte pasur zhvillime të reja.

Materiale të ndryshme, dokumente, e shumëçka tjetër, janë bartur në qese të zeza. Përpos hetuesve policorë të pranishme kanë qenë edhe dy ish-punonjëse të kësaj zyre.

Nga Ministria e Brendshme nuk e kanë komentuar këtë aksion. RTV Dukagjini ka mësuar se zyra është liruar ekskluzivisht me kërkesë të Policisë së Kosovës.

Në këtë zyrë thuhet se kanë qenë të angazhuar 9 punonjës shëndetësorë të profesioneve të ndryshme. Sipas punonjësve kjo zyrë pretendohet të jetë njëra nga pesë degët e spitalit qendror të Graçanicës, me punonjës që marrin paga nga sistemi paralel shëndetësor.

Në bisedat prapa kamerës njëra nga udhëheqëset e shërbimeve pretendon se problemi ka qenë tek licenca për të cilën ka aplikuar. Sipas saj, që nga paslufta kanë ofruar vetëm shërbime shëndetësore, e madje pretendon se për kontrolle kanë ardhur edhe familjarë të zyrtarëve policorë.

Tregim dhe mendim krejt ndryshe për veprimtarinë brenda kësaj zyre kishte Ministri i Brendshëm.

Menjëherë pas bastisjes ministri Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se kjo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je.

Në janar Sveçla kishte alarmuar duke thënë se veprimtaria ilegale e kësaj organizate në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Rreth katër muaj pas bastisjes shumë shpejt pritet të dalin në dritë të gjeturat e hetimeve nga Prokuroria.

“Rastit të cilit i referoheni, sa i përket zhvillimeve aktuale, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është drejt finalizimit të hetimeve lidhur me këtë rast, andaj rreth epilogut të kësaj çështjeje do t’iu mbajmë të informuar me kohë”, thonë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Themelorja në Prishtinë kishte hapur hetim penal për “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika