Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, që në të kaluarën ishte nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka renditur parimet që sipas tij i kishin pasur sa ishte pjesë e LVV-së.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se shpeshherë ka bërë kompromise me parimet e tija bazë sepse sipas tij ishte pjesë e “një grupi të drejtë që e kishte përnime dhe kur shumica ishte për – mbase unë e kisha gabim për ca çështje”.
“Besova se e kishim përnjëmend!
Besoja se me të vërtetë nuk duhej takuar Vuçiqi pa kërkuar falje!
Besoja se duhet gjuajtur me vezë ata që takoheshin edhe pse nuk isha dakord me sulmin!
Besoja se privatizimi në formën e bërë duhej ndalur!
Besoja se të gjithë po vjedhnin se dhe duhet ndalur me çdo kusht!
Edhe pse shkoja në lojë të Kosovës besoja se edhe aktivistët kanë të drejtë të më kqyrin me dyshime sepse ata e donin vetëm një kombëtare – atë të vërtetën shqiptare. Shkoja me ndjenjë faji!”, është një pjesë e shkrimit të tij në Facebook.
Në fund, Ahmeti, ka thënë se tash është në dilemë se ku ka qenë gabimi i tij.