Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, këtë të martë në orën 09:00, pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, këtë të martë, pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ky proces gjyqësor pritet të fillojë nga ora 09:00 dhe të zgjasë deri në orën 16:30.

Ndryshe, në seancën e së hënës, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij në sallën gjyqësore i është drejtuar trupit gjykues për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor dhe e dyta ka të bëjë personalisht me të si i akuzuar.

(VIDEO) Veseli flet në seancën gjyqësore: Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për këtë proces

Ai ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësinë e vendimmarrjes që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm transparent, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme.

Mbrojtja e Veselit kritikon gjykatësit për ngadalësim të procesit ligjor

Gjithashtu, edhe mbrojtja e ish-kreut të UÇK-së, Veselit, gjatë ballafaqimit në seancë me trupin gjykues për faktin e vonesës së procesit gjyqësor special, ka thënë se njëra ndër shkaqet që ky proces gjyqësor po vijon me vonesa, është se gjyqtarët po nxjerrin pika të reja të cilat nuk janë përdorur as nga Prokuroria e Specializuar.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika