Aziri: Gradualisht po futemi në një krizë të thellë të legjitimitetit që s’e duron demokracia

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët në kuadër të Frontit evropian, Elmi Aziri, ka thënë se arsyeja e mosprezencës në seancën ku u zgjodh kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, është mosdëshira për ta “legalizuar” mosrespektimin e legjitimitetit

“Ne me ditën e sotit gradualisht po futemi në një krizë të thellë të legjitimitetit që nuk e duron demokracia”.

Kështu ka thënë deputeti i Aleancës për Shqiptarët në kuadër të Frontit evropian, Elmi Aziri, në një linjë të drejtpërdrejtë në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se arsyeja e mosprezencës në seancën ku u zgjodh kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, është mosdëshira për ta “legalizuar” mosrespektimin e legjitimitetit.

“Nuk morëm pjesë në seancë sepse nuk deshëm ta legalizojmë mosrespektimin e legjitimitetit. Ishin votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetari i parlamentit…  Sot ishim dëshmitarë të një kontrabandimi të pozitave institucionale, duke mos e përfill votën shqiptare, verdiktin e shqiptarëve”, tha ai.

Me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Aziri thotë se është dhënë një sinjal i fortë se do të vazhdojë koalicioni qeverisës në mes VMRO – DPMNE dhe VLEN.

“Sot me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga koalicioni humbës në komunitetin shqiptar, është dhënë sinjali i fortë se do të vazhdojë koalicioni qeverisës në mes VMRO – DPMNE dhe VLEN. Është situatë e pakëndshme për shkak se kjo formë e komunikimit politik… nxit edhe dilema edhe shqetësime për shkak se humb kuptimi i partive politike shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhje, për ndërtim të platformës dhe programit… kur nuk përfillet votuesi, atëherë vihet në pikëpyetje edhe nevoja e ekzistencës së partive politike shqiptare”, shtoi më tej ai.

Sipas tij, shenja jo të mira ka pasur që nga dita e inaugurimit të presidentes së shtetit.

“Fatkeqësisht, shenjat e para  nuk janë të mira, duke filluar nga dita e inaugurimit të kryetares së shtetit e cila refuzoi në mënyrë kategorike që të përdorë emrin kushtetues të vendit, veprim i cili solli reagim të ashpër të fqinjëve tanë, por edhe të Brukselit, pastaj vazhduan me një tendencë të thellë për ta zhbërë legjitimitetin e shqiptarëve, për të mos i përfill rezultatet zgjedhore duke pas për bazë praktikën e deritanishme…  Në këto zgjedhje me vendim arbitrar u hodh poshtë verdikti i shqiptarëve, u suspendua demokracia duke përzgjedhur partinë humbëse, koalicionin humbës mes shqiptarëve që t’i përfaqësojë ata në institucionet e shtetit”.

Ai e quan të papranueshme “këtë formë e hudhjes së legjitimitetit dhe zëvendësimi i legjitimitetit të shqiptarëve me preferencat ose dëshirat e liderëve politikë maqedonas dhe vendimet që i bijnë ata, nuk mund të jetë më e madhe dhe më me peshë se legjitimiteti qytetar”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika