Zemaj: Me Kurtin ka vetëm humbje shprese e bllokadë institucionale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm përmes dorëheqjes së Qeverisë Kurti. Zemaj argumentoi se shpërndarja e Kuvendit do të amnistonte kryeministrin, Albin Kurti, dhe dështimet e tij.

Armend Zemaj, LDK

LDK-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje ka pohuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, teksa ka shtuar se në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm përmes dorëheqjes së Qeverinë Kurti.

Pasi, sipas Zemajt, me shpërndarje të Kuvendit, amnistohet kryeministri Albin Kurti, së bashku me dështimet e tij.

Kurti, thekson Zemaj, i ka sjellë kosovarëve humbje shprese e shtetit i ka sjellë bllokadë institucionale.

“Gjithë mekanizmat opozitare që e detyrojnë një qeveri të shkojë në dorëheqje. Po e shini, në fillim e përdora apati, ndoshta me shku në gjuhë ekstreme është humbje e shpresës, jo vetëm plogështi institucionaliste, po është bllokadë institucionale. Kur Kuvendi në kohën kur duhet të punojë më së shumti, kujtoje, jemi në pjesë e dytë të viti. Kur duhet të kërkohet llogari për përmbushjen legjislative, kur duhet të kërkohet llogari për shpenzimin e parasë publike, për përmbushjen e planit institucionale vjetor, pasi ato tri vjet janë të humbura, Kuvendi është i bllokuar nga një shumicë…”, ka thënë Zemaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Se si duhet të shkohet në zgjedhjeve duket se opozita nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët, por, sipas Zemajt, vetëm kur opozita është e bashkuar dhe nuk i krijon favore pushtetit mund ta detyrojë të japë dorëheqje.

Dorëheqja po shihet e pamundur nga PDK-ja dhe mu për atë po kërkon shpërndarje të Kuvendit, e që po kundërshtohet nga dy paritë tjera opozitare.

“Por, kur opozita e bashkuar, kur e ka një agjende të qartë, jo me kriju favor pushtetit, por me detyru pushtetin e keq sepse pushtetin e mirë s’mundesh as me detyru, pushtetin e keq që më dhanë dorëheqje, ka edhe mekanizma të tjerë”, ka shtuar Zemaj.

Zemaj ka theksuar se si LDK, që nga sot janë të gatshëm për t’i fituar zgjedhjet e reja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika