Mehmetaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme i konvenojnë vetëm VV-së, PDK-ja bëri një hap të keq

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shprehur mendimin se në situatën e tanishme të vendit, zgjedhjet e jashtëzakonshme përfiton vetëm partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai gjithashtu ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për përafrim me Qeverinë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se në këtë situatë në të cilën gjendet vendi, zgjedhjet e jashtëzakonshme i konvenojnë vetëm partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi, sipas Mehmetajt, shkuarja në zgjedhje të parakohshme nënkupton kohë më pak për të diskutuar për dështimet e qeverisjes katërvjeçare të Qeverisë Kurti.

“Zgjedhjet aktualisht më këtë situatë me këtë lloje teme dhe me këtë lloj forme i konvenojnë vetëm qeverisë, për arsye se bllokohet hapësira e diskutimit për çështje përmbajtjesore rreth qeverisjes katërvjeçare dhe ngushtohet fushata në 10 ditë dhe diskutohet kryesisht për formën si shkuan në zgjedhje”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Mehmetaj ka kritikuar PDK-në se po përafrohet me Qeverinë dhe po ia pamundëson vetes kritikën ndaj pushtetit.

“Shqetësimi im kryesor këto ditët e fundit edhe vazhdon me qenë ky: si është një thënie popullore, kur mendon që nuk ka më keq, ka edhe më keq. Pra, kur mendon që partia më e madhe opozitare është shumë keq, ajo e bën një hap që e tejkalon edhe vetëm, edhe bëhet akoma më keq. Përderisa ka pasur një opozitë pasive ajo e merr një hap jashtëzakonisht të dëmshëm ku përafrohet me Qeverinë komplet dhe ia pamundëson vetit me zhvillu kritikë. Madje, edhe në atë nivelin minimal që e ka pasur”, ka shtuar Mehmetaj.

Kritika e Mehmetajt ka vazhduar tutje teksa ka thënë se është fatkeqësi për PDK-në, si partia më e madhe opozitare, përafrimi me VV-në.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika