Arrestohet një person në Gjilan, kreu grabitje duke kërcënuar me thikë

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Gjilan, nën dyshimin për grabitje.

Sipas një komunikate për media, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan ka arritur që ta identifikojë, ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin F.S. (viti i lindjes 1975).

Policia bën të ditur se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10, kishte arritur që nën kërcënimin e thikës nga punonjësi i një pike të karburanteve, të grabisë një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Grabitje”.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika