Në 24 orët e fundit në Kosovë janë sulmuar dy persona zyrtarë, në Lipjan dhe në Prizren.
Në Lipjan janë arrestuar dy të dyshuar pasi kanë sulmuar personin zyrtar, derisa nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lipjan / 28.05.2024 – 08:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, në Prizren është arrestuar një i dyshuar sepse ka goditur zyrtarin policor me veturë.
“Prizren / 28.05.2024 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa, në Dragash është kërcënuar një zyrtar policor, gjersa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Dragash / 28.05.2024 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka kërcënuar zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.