Avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s, Quni: Çështje e ngritur nga ish-presidenti Rugova

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se integrimi i Kosovës në Aleancën Veri-atlantike është kontribut i dhënë nga i gjithë spektri politik, duke filluar që nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s po shihet nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kontribut i dhënë nga i gjithë spektri politik në vend e jo vetëm nga Qeveria Kurti.

Madje, deputeti i kësaj partie, Anton Quni, ka thënë se integrimi i Kosovës në Aleancën veri-atlantike, është artikulim që nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Kjo çështje është ngrit shumë vite para luftës, që nga artikulimi që e ka bërë presidenti historik, Ibrahim Rugova, gjithnjë është ripërsërit gjatë okupimit kur e kemi arritur lirinë, e po ashtu edhe kur u shpall pavarësia e Kosovës, do të thotë është meritë e tërë spektrit, të gjitha personaliteteve, të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe duhet ta përshëndesim të gjithë së bashku”, ka thënë Quni për EO.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s, është një mundësi e mirë për sigurinë nacionale.

“Është përshëndetur nga i tërë spektri politik i Kosovës, po ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga fakti se tani edhe zëri jonë do të dëgjohet në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s. Është një mundësi e mirë që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, të trajtohen në raporte bilaterale, por edhe në tërësi me autoritetet dhe përfaqësuesit e NATO-s, për të gjitha çështjet që na takojnë ne, por edhe vetë organizatën politiko-ushtarake të NATO-s”, ka thënë Quni.

Të hënën, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka votuar me shumicë votash pro avancimit të statusit të Kosovës nga vëzhguese, në anëtare të asociuar.

Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955, i cili mbledh të gjithë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve partnerë të NATO-s.

AP e NATO-s përbëhet nga 281 delegatë nga 32 vendet anëtare të Organizatës veri-atlantike.

Në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asociuara, 4 vende të asociuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. /EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika