Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pritjeve në rritje që grupi OPEC+, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët do të bien dakord të vazhdojnë shkurtimet vullnetare të furnizimit me naftë bruto në takimin e ardhshëm të grupit më 2 qershor.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë për Telegrafin se kjo mund të ndikojë edhe në çmimet e derivateve në vendin tonë.
“Çmimet e derivateve në tregun kosovar përafërsisht sot sillen si vijon: Dizell 1.25 centë deri 1.34 centë, Benzina 1.30 centë deri 1.35 centë. Këto çmime i kemi në treg përafërsisht tërë muajin maj. Sipas informatave nga sot kemi reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC dhe rritje të derivate në BERZ dhe këto rritje kanë reflektim edhe te ne në Kosovë”, ka thënë Berjani.